
Haradinaj: Zhvillimi ekonomik, agjenda kryesore e AAK-së në qeverinë e ardhshme
Kandidati për president të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, para strukturave në Kamenicë ka thënë se kjo parti në qeverinë e ardhshme do të jetë e përqendruar në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Agjenda kryesore e Aleancës në qeverinë e ardhshme është rritja dhe zhvillimi ekonomik. Para strukturave në Kamenicë, shpjegova rëndësinë e shtetit të sigurt, të fortë e të qëndrueshëm, në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit”, ka thënë Haradinaj.
Po ashtu, Haradinaj ka thënë se me të në krye të shtetit, dinjiteti dhe integriteti i vendit do mbetet i pacenueshëm.
“Me mua si president i ardhshëm i Republikës së Kosovës, dinjiteti dhe integriteti i atdheut tonë do mbetet i pacenueshëm”, ka thënë Haradinaj para strukturave të partisë në Kamenicë.