Hardeni kalon te Brooklyni

14 janar 2021 | 21:12

James Harden i është bashkuar klubit të NBA-së, Brooklyn Netsit, në një marrëveshje shkëmbimi ku janë përfshirë katër klube e disa lojtarë.

Hardeni i është bashkuar Brooklynit nga Houston Rocketsi, ndërsa në shkëmbim Brooklyni ia ka dhënë Houstonit tri zgjedhjet e saj të raundit të parë të draftit të NBA-së (vitet 2022, 2024 dhe 2026) dhe mundësinë e katër shkëmbimeve të zgjedhjeve të raundit të parit të draftit, si dhe Rodions Kurucsin, raporton ESPN.

Po ashtu, Brooklyni e ka dërguar Caris LeVertin te Indiana Pacersi dhe Jarrett Allenin e Taurean Prince te Cleveland Cavaliers.

Houston Rocketsi po ashtu e ka marrë Victor Oladipon nga Indiana Pacersi dhe Dante Exumin nga Cleveland Cavaliersi. Hardeni te Brooklyni do të bashkohet me Kevin Durantin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, edhe sonte ka vazhduar…