Limaj: Betejën për mbrojtjen e vlerave kombëtare do ta fitojmë me bashkëluftëtarët

14 janar 2021 | 21:10

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, edhe sonte ka vazhduar takimet e shumta me bashkëluftëtarë anekënd vendit, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat të cilat e presin vendin.

Limaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook, se është i jashtëzakonshëm mobilizimi që po sheh ai anekënd vendit në mbrojtje të vlerave më sublime.

“Këtë betejë do ta fitojmë bashkërisht me bashkëluftëtarë dhe njerëzit e mirë të këtij vendi”, ka shkruar Limaj.

I pari i Nismës Fatmir Limaj, në fund të statusit të tij, ka falënderuar pritësin e takimit të sontëm, Shefki Berisha dhe banorët e fshatit Gurbardh, për mikpritjen bujare dhe sipas traditave tona kombëtare.

 

Postimi i plotë i Limajt:

“Bashkëluftëtarët tanë kudo në Kosovë në përkrahje të projektit tonë për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Sonte me kënaqësi zhvillova një bashkëbisedim të hapur me bashkëluftëtarë për sfidat të cilat e presin vendin.

Është i jashtëzakonshëm mobilizimi që po shoh anekënd vendit në mbrojtje të vlerave më sublime.

Këtë betejë do ta fitojmë bashkërisht me bashkëluftëtarë dhe njerëzit e mirë të këtij vendi.

Falënderoj z. Shefki Berisha dhe banorët e fshatit Gurbardh, për mikpritjen bujare dhe sipas traditave tona kombëtare.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër anëtarë të një familjeje nga Kosova vdiqën sonte si…