Hargreaves: Mbrojtja e të drejtat të LGBTIQ+, tregues i përkushtimit të Kosovës ndaj të drejtave të njeriut
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka thënë se mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të personave nga LGBTIQ+, është një tregues kyç i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta për të drejtat e njeriut dhe një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Hargreaves, ka thënë edhe se, Mbretëria e Bashkuar, do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe shoqërinë civile në Kosovë për t’i mbështetur dhe avancuar këto të drejta.
“Në hapjen e djeshme të Javës së Krenarisë në Prishtinë, ne festuam dhe ritheksuam të drejtat e personave LGBTIQ+. Mbrojtja dhe promovimi i këtyre të drejtave është një tregues kyç i përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave të përbashkëta për të drejtat e njeriut dhe një shoqërie gjithëpërfshirëse. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet dhe shoqërinë civile në Kosovë për t’i mbështetur dhe avancuar këto të drejta”, ka shkruar ai në “Facebook”.



