77-shi i PDK-së për deputet, Besim Hoxha takon banorët e Ballancës dhe Kllokotit: Bashkë ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar

02 qershor 2026 | 12:40

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besim Hoxha me numrin 77, ka takuar banorët e Ballancës dhe Kllokotit.

Hoxha ka thënë se mbështetja që është duke marrë po i jep forcë për të vazhduar rrugën drejt ndryshimit.

“Takim me banorët e Ballancës dhe Kllokotit. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë me qytetarët, të dëgjojmë shqetësimet, idetë dhe pritjet e tyre për të ardhmen. Mbështetja dhe besimi që po marrim çdo ditë na japin forcë për të vazhduar rrugën e ndryshimit. Bashkë ndërtojmë një Kosovë më të zhvilluar, me më shumë mundësi dhe mirëqenie për të gjithë”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se Certifikata e…