
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet në Zveçan: E mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë
12 tetor 2025
| 14:40
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka postuar një video nga Zveçani. Ai ka treguar se ka vizituar disa qendra të votimit në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.
“Është e mrekullueshme t’i shohësh njerëzit duke marrë pjesë në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Kosovën, njerëz që e shprehin vullnetin se kush do t’i përfaqësojë ata për çështjet që i shqetësojnë më së shumti në jetën e përditshme”, ka deklaruar ai.
Hargreaves ka thënë se do të shkojë edhe nëpër komuna tjerë, derisa ka shtuar se shpreson që të shohë shumë njerëz që votojnë.