Harris, MVP i javës në Superligë

31 janar 2023 | 14:24

Prince Caffe Superliga po vazhdon të dhurojë shumë sfida interesante. Basketbollisti më i mirë i kësaj jave ishte Jordan Harris i Vëllaznimit.

Ai ndaj Ponte Prizrenit, ndeshje që shkoi në vazhdime kishte 35 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, duke pasur indeksin e ndeshjes 37, apo më të lartin e kësaj xhiro dhe duke u shpallur MVP i javës. Harris realizoi dhjetë trepikësha nga 13 tentime dhe ishte më meritori që kuqezinjtë fituan ndaj prizrenasve.

Trepça ia shkaktoi humbjen e parë Golden Ealge Yllit pas 15 ndeshjeve në elitë, ku më meritorët ishin: Andrew Gordon me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, si dhe Will Daniels me 15 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime. Bashkimi fitoi duelin ndaj rivalit të vjetër, Pejës, ku u dallua basketbollisti shqiptar, Daniel Lekndreaj me 16 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.

Ndërkohë, fitore të pritur realizoi Sigal Prishtina ndaj Rahovecit, ku më i miri ishte Brooks Debischop me 12 pikë, dhjetë kërcime e katër asistime.

Top pesëshja

Jordan Harris (Vëllaznimi) 35 pikë, 4 kërcime, 6 asistime
Andrew Gordon (Trepça) 22 pikë, 6 kërcime, 2 asistime
Will Daniels (Trepça) 15 pikë, 9 kërcime, 3 asistime
Daniel Lekndreaj (Bashkimi) 16 pikë, 11 kërcime, 1 asistim
Brooks Debischop (Sigal Prishtina) 12 pikë, 10 kërcime, 4 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar një intervistë me…