Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues

10 mars 2026 | 21:26

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Ismet Salihu, ka deklaruar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit është plotësisht kushtetues dhe në përputhje me ligjin themelor të vendit.

‘’Nuk besoj se kushtetuesja e hedh poshtë vendimin për shpërndarjen e Kuvendit sepse presidentes i ka skaduar mandati mirë ka bërë që ka vepru kështu’’, tha Salihu për FrontOnline.

Sipas Salihut, zgjedhja e presidentit duhet të kishte filluar 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, por pasi ky proces nuk u realizua brenda afatit, veprimi i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit ishte i nevojshëm dhe i drejtë.

Ai ka thënë se Kushtetuesja nuk ka arsye ta hedhë poshtë vendimin, dhe se veprimi i Osmanit është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

‘’Në Kushtetutë shkruan që zgjedhja e presidentet duhet të fillojë 30 ditë para se ti skadojë mandati në orën 24:00 ka kaluar një muaj dhe nuk është zgjedhur presidenti dhe kjo e ka shpërndarë Kuvendin unë mendoj që veprimi i saj është plotësisht kushtetues’’, tha Salihu.

Osmani e shpërndau Kuvendin, të premten. Kryeministri Albin Kurti e çoi në Kushtetuese këtë dekret.

Kushtetuesja vendosi dje masë të përkohshme ndaj dekretit dhe Kuvendit, deri më 31 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2025, Kina ka importuar rreth 48% të nevojave…