“Hasan Prishtina” në Polac pasurohet me libra fal Mehmet Prishtinës dhe “Armagedoni”-t

16 qershor 2021 | 22:11

Publicisti dhe altruisti Mehmet Prishtina, drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Dakaj dhe drejtori i Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, Skender Asani, me bashkëpunëtorë, sot kanë vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Drenica” në Polac të Skenderajt, e cila pritet të emërtohet “Hasan Prishtina” pasi nga drejtoria e shkollës, drejtorisë së Arsimit në Komunën e Skenderajt i është bërë kërkesë për emërtimin e saj me emrin e veprimtarit të madh kombëtar, Hasan Prishtina.

Për bibliotekën e kësaj shkolle, Mehmet Prishtina, në bashkëpunim dhe participim 50/50 me shtëpinë botuese “Armagedoni”, i kanë dhuruar kësaj shkolle qindra libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj në vlerë prej 1 000.00 eurosh. Gjithashtu, një donacion me libra për këtë shkollë ka bërë edhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, botuesi “Faik Konica” dhe gazetari Arben Veselaj.

Përpos librave, Mehmet Prishtina muaj më parë i kishte dhuruar shkollës “Hasan Prishtina” portretin e tij.

Ndërsa drejtori i shkollës, Gëzim Gashi, donatorët i njoftoi për aktivitetet dhe për procesin edukativ-arsimor i cili zhvillohet në shkollë dhe donatorëve u dha mirënjohje me motivacionin për pasurimin e bibliotekës së shkollës me libra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës e ka prezantuar Arbnor Mujën. Ky i…