Muja prezantohet te Drita  

16 qershor 2021 | 22:02

Skuadra e Dritës e ka prezantuar Arbnor Mujën. Ky i fundit kampionatin e fundit me plotë sukses luajti për Trepçën ’89. Muja ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën gjilanase.

“Duke pasur parasysh projektet e klubit dhe ndërtimin e një skuadre me lojtarë të së ardhmes, Muja ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2024”, thuhet në njoftimin e FC Drita, raporton “Epoka e re”.

Njoftimi i plotë nga FC Drita:

Arbnor Muja zyrtarisht bardh e kaltër

Sot në ambientet e klubit tonë FC DRITA në prani të presidentit Valon Murseli është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja!

Duke pasur parasysh projektet e klubit dhe ndërtimin e një skuadre me lojtarë të së ardhmes, Muja ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me ekipin dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2024.

Muja vjen nga ekipini Trepça 89 ku vitet e fundit me paraqitjet e tij ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit Mitrovicas!

Klubi jonë e falënderon presidentin e KF Trepqa 89 z. Abedin Zeka për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgaditore me ne, në mënyre që Arbnori të jetë i gatshëm të na ndihmojë në ndeshjet e Evropës!

Mirë se vjen Nori!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti dhe altruisti Mehmet Prishtina, drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”,…