Hasani, afër transferimit te klubi i njohur turk
30 gusht 2023
| 12:10
Florent Hasani me shumë mundësi po kalon ditët e fundit si “bardheblu”, pasi është në prag largimi nga Tirana.
E ardhmja e Hasanit lidhet ngushtë me kampionatin turk dhe më konkretisht me një prej ekipeve të Stambollit, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, por pritet që gjithçka të mbyllet deri ditën e enjte. Sezonin e shkuar Hasani ishte një nga lojtarët më të mirë të “bardhebluve”, duke shënuar 19 gola në kampionat, Kupë dhe Superkupë.
Në krahun tjetër, largimi i “bomberit” lë një gropë të madhe në sulm, pasi duhen golat e tij që sezonin e shkuar çuan ekipin në majën e Superiores.



