Hasani dhe Zeka vizitojnë Thaçin në Hagë: Luftëtari mbetet gjithmonë luftëtar

02 dhjetor 2022 | 16:58

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, kanë vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Me këtë rast, Hasani ka thënë se Thaçi ishte i bindur se do të triumfojnë përballë  Gjykatës Speciale.

“Luftëtari mbetet gjithmonë luftëtar. Edhe atëherë kur e heq armën nga duart. Nga beteja me armë në betejën për ndërtimin e shtetit e nga kjo e fundit në betejën për mbrojtjen e luftës së shenjtë për liri. I tillë është Hashim Thaçi dhe shokët e tij.  I tillë ishte edhe sot gjatë orëve sa qëndruam bashkë me miqtë e mi Izmi Zeka, Fatmir Daku dhe Jeton Ukshini, në Qendrën e Paraburgimit. Shëndetplotë, i afërt dhe i bindur për triumfin e tij dhe shokëve në mbrojtje të së vërtetës më sublime të këtij populli, UÇK-së.  Dalshi faqebardhë!”, ka shkruar Hasani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur…