Përfundon afati i aplikimit për pjesëmarrjen në zgjedhjet për Kuvendin e Zveçanit dhe Leposaviqit

02 dhjetor 2022 | 16:52

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim dhe certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor.

“Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje për komunën e Zveçanit dhe 3 për komunën e Leposaviqit. Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022”, ka njoftuar KQZ-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.12.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…