Hasani e Balje dakordohen për qëndrime të përbashkëta në Kuvend

01 shtator 2025 | 16:49

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka zhvilluar sot një takim me deputeten Duda Balje. Sipas fotografisë që ka siguruar “Epoka e re”, të dy deputetët janë parë në një atmosferë të mirë gjatë dhe pas takimit. Burime të gazetës bëjnë të ditur se Hasani dhe Balje janë dakorduar për një sërë çështjesh që lidhen me funksionimin e Kuvendit, përfshirë edhe qëndrimin e tyre kundër zgjedhjes së kryeparlamentarit. Nga ajo që shihet, deputetët pritet të mbajnë një front të përbashkët opozitar, duke kundërshtuar çdo propozim të ardhur nga Vetëvendosje, përfshirë edhe në rast se kjo parti do të nominojë kandidatin e saj për kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshime në listën e Kombëtares para ndeshjeve të shtatorit me…