Hasani: Kosova duhet ta thotë të vërtetën për krimet serbe në çdo institucion ndërkombëtar

06 dhjetor 2019 | 21:39

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, ka thënës e Serbia po i mohon krimet, Reçakun e gjenocidin e bërë në Kosovë, duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e shqiptarëve në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.

Sipas tij, këtë Serbia sot po e bënë përmes presidentit Vuçiq, ish-pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnje e Kosovë.

“Kur nga miqtë tanë tashmë, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës – Serbisë. Po atë që se bënë institucionet e Kosovës me kohë e thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, sot në marrjen e kryesimit të OSBE-s në Brasticllavë, në kryeqytetin Sllovak, duke e akuzuar presidentin e Serbisë Vuçiq, para ministrave të jashtëm të OSBE-s, për falsifikim e mashtrim të historisë dhe fshehjes të krimeve e gjenocidin serb në Kosovë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Hasani thotë se ministri Shqiptar i jashtëm, Gent Cakaj Vuçiqin e quan një, “Josef Gebelsi” i regjimit të Millosheviqit i cili tani është shndërruar edhe në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve në Kosovë.

“Skandaloze. Akterët ndërkombëtarë duhet të dënojnë shtrembërimet e pështira të vërtetës historike, që fyejnë viktimat dhe përpjekjet për pajtim. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar ai.

Ai thotë se institucionet e shtetit të Kosovës, duhet ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar, të vërtetën për krimet Serbe në Kosovë. Dhe duhet të procedohet menjëherë me kallëzime penale e dënime të krimeve të bëra nga policia e ushtria Serbe, në Kosovë.

Sipas tij, Serbia me falsifikime e shtrembërime historike po e akuzon Kosovën në Tribunalin e Hagës, për të mbuluar dhunën e vrasjet në shfarosjen etnike Shqiptare në Kosovë dhe deportimin me terror të rreth një milion civilëve Shqiptarë në Shqipëri, në Maqedoni. “Krimet nuk vjetërsohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen”, ka shkruar ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mark Milicaj për “Epokën e re” e ka pranuar faktin…