Hasani merr mbështetjen e Qeverisë për të aplikuar për anëtarësim në OBT

22 qershor 16:08

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka bërë me dije se ka marrë mbështetjen e Qeverisë për të aplikuar për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).

Hasani ka thënë se anëtarësimi në OBT i jep Kosovës mundësi që t’i zgjerojë kapacitetet tregtare me vendet anëtare të kësaj organizate.

“Sot mora mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për fillimin e procedurave për aplikimin e Kosovës për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Anëtarësimi si anëtarë vëzhgues është një hap në rrugën tonë për anëtarësimin e plotë në të ardhmen. Anëtarësimi në OBT i jep mundësi vendit tonë që t’i zgjerojë mundësitë tregtare, qasje më të lehtë tregtare në vendet anëtare, që tregtia të zhvillohet më sigurt, që të zgjidhen mosmarrëveshjet tregtare mes vendeve anëtare”, ka shkuar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Brazilit është dashur të djersitët fortë për të…