Hasani: Ndihem i turpëruar nga disa deklarime të presidentes (video)
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se ndihet i turpëruar nga disa veprime dhe deklarime të presidentes Vjosa Osmani, e cila është edhe juriste.
Ai ka bërë me dije se një deklarim të tilla shefja e shteti e ka bërë dje në konferencën për media.
Në një intervistë për emisionin “Cotext”, Hasani ka treguar se për cilën deklaratë bëhet fjalë.
Sipas tij, kërkesa e presidentes që deputetët të kthehen në Kuvend për të miratuar buxhetin pasi kishte dështuar mandatari i dytë ishte qesharake.
“Për fat të keq, kur po e shoh atë dhe disa kolegë po turpërohem se njëkohësisht janë edhe jurist dhe janë do gjera jashtëzakonisht elementare dhe po ndihem i turpëruar që me kaq paskrupullësi shkelin etiken bazike profesionale. Kjo përudhë do të mbahet mend për shumëçka”, ka thënë Hasani.
Sipas tij, këto pretendime presidentja i ka bërë pasi e kishte nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
“Po të ishte zëdhënëse e LV-së është në rregull. Se me thënë kështu, pasi e ka pas edhe të nënshkruar (dekretin për shpërndarjen e Kuvendit). Po edhe hiç mos me e pas është e qartë që shkohet me automtizme në zgjedhje, në një nen tjetër atje i kallxon se kur bëhet shpërndarje e Kuvendit me automatizëm dhe ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që e ka qëndis, që tregohet kur shkohet me automatizëm”, ka thënë Hasani.



