Hashimi rrjedh prej nji familje t’madhe, t’shtresës “ultë fshatare”

25 maj 2020 | 09:10

Driton Tali, këshilltar politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka sulmuar ulët presidentin Hashim Thaçi, në një reagim që i ka bërë një shkrimi të Blerim Latifit në profilin e tij në “Facebook”.

Ja çfarë ka shkruar Tali për familjen e presidentit:

Nji filozof i Hashimit paska thonë: LV nuk është pronare e së vërtetës. E thellë kjo! Por, nejse, hajt t’ia kallxojë unë disa t’vërteta për shefin e tij. Hashimi rrjedh prej nji familje t’madhe (gjashtë vllazën e tri motra), t’shtresës “ultē fshatare”. Baba i ka punu polar (ruajtës i fushave të shtetit) e nona amvise. Si deputet në fillim rrogën e ka patur 400 marka, pastaj 600 marka, 700 euro dhe si Kryeministër rreth 1450 euro e si President rreth 2900 euro.

Tashti ti folozofi Hashimit tregona t’vërtetën t’uaj si e bëri tërë atë pasuri ai dhe familja e tij? Po, mos të harroj, e vertetë e madhe e LV’ës është që KEK, e PTK, e ndërmarrjet tjera publike mos t’i mjelë më as Thaçi e as…! Kjo është e vërteta e LV’ës, e dijë që për ty e shefin tond është e idhtë dhe nuk ju pëlqen ama LV është “pronare” e kësaj të vërtete!!!

 

(B. D. : ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri plazhet hapen për të gjithë nga 10 qershori,…