Hasi, afër rikthimit te Genku

13 dhjetor 2017 | 11:49

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Besnik Hasi, po cilësohet kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës së Genkut në Belgjikë, skuadër që, së fundmi, largoi nga detyra trajnerin Albert Stuivenberg.

Hasi cilësohet shpëtimtari i sezonit, pasi e njeh mjaft mirë ambientin.  Gjatë karrierës si futbollist gjakovari pesë sezone ka luajtur me ngjyrat e Genkut, në dy etapa të ndryshme, madje në vitin 1999 fitoi edhe titullin e parë kampion në Belgjikë si lojtar.

Rikthimi si trajner në Jupiler Pro League cilësohet lëvizja ideale për Hasin, pasi njohuria e madhe që ka për kampionatin do ta ndihmonte t’i ringrehte kuotat si trajner, ndërsa ish-kapiteni kuqezi është përfolur edhe si alternativë për stolin e përfaqësueses së Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushorin Betim Haxhimusa është duke e kërkuar skuadra e Partizanit…