Hasi preton përkrahje për Vëllaznimin

26 dhjetor 14:27

Kryetari i ri i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e ka njoftuar Besnik Hasin për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet sporti gjakovar.

Sipas njoftimit për medie, në takimin në mes Besnik Hasit dhe Ardian Gjinit kanë marrë pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës, Burbuqe Bakija-Deva, si dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, Saranda Hyseni. Gjini fillimisht e ka njoftuar Hasin për sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohet sporti gjakovar, veçmas futbolli dhe klubi futbollistik “Vëllaznimi”, ndërsa ka shtuar se qeverisja e re lokale është duke bërë përpjekje që të gjejë forma për përmirësimin e kësaj situate.

Fotografia e Kuvendi Komunal - Gjakovë

Duke u fokusuar tek problemet e “Vëllaznimit”, kryetari Gjini ka thënë se së shpejti do të formohet një komision profesionistësh përkatës, të cilët do të gjejnë format dhe mundësitë ligjore për ta zgjidhur një herë e përgjithmonë statusin e klubit, duke e kthyer klubin në një Shoqëri Aksionare, me kushte dhe situatë shumë më të mirë se sa situata aktuale. Gjini gjithashtu e ka njoftuar ish-futbollistin gjakovar se komuna bashkë edhe me qeverinë qendrore po planifikojnë ndërtimin e një stadiumi të ri për qytetin e Gjakovës, stadium i cili do të ofrojë kushte shumë më të mira për ndeshje futbollistike dhe ushtrime të futbollistëve.

Fotografia e Kuvendi Komunal - Gjakovë

Nga ana tjetër, ish-futbollisti dhe tash trajneri Besnik Hasi, ka premtuar që me përvojën e tij shumëvjeçare në futbollin evropian do ta ndihmojë sportin gjakovar, veçmas Klubin Futbollistik“Vëllaznimi”, klub në të cilin vet Hasi ka marrë hapat e parë si futbollist. Ai ka thënë se me kënaqësi do të bartë tek “Vëllaznimi” të gjitha përvojat e fituara deri me tani, qoftë si futbollist qoftë si trajner, ndërsa ka shprehur dëshirën e tij që “Vëllaznimi” të këndellet dhe në të ardhmen e afërt të jetë pjesë e klubeve më të mira evropiane.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma e të premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me…