Haskuka e përfundon mandatin në Prizren, i uron Totajt punë të mbarë

02 dhjetor 2021 | 12:41

Mytaher Haskuka e ka përfunduar të enjten mandatin katërvjeçar të kryetarit të Prizrenit.

Me këtë rast, ai i ka uruar kryetarit të ri nga PDK-ja, Shaqir Totaj punë të mbarë.

Më tutje, Haskuka ka falënderuar edhe qytetarët e Prizrenit për besimin e dhënë.

“Kryetarit të ri i uroj punë të mbarë dhe vazhdim të projekteve që kemi nisur e që duhet të përfundojnë. Të gjithë juve që më besuat, e më keni përkrahur gjatë gjithë mandatit, përkundër shumë e shumë vështirësive, ju falënderoj përzemërsisht”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Mandatin po e përmbyllim me një numër të madh të premtimeve që kemi përmbushur, me përmirësime në shumë drejtori dhe shërbime të reja, të cilat mund t’i gjeni në raportin katërvjeçar të Komunës së Prizrenit të publikuar në: https://kk.rks-gov.net/…/26/2021/11/Raporti-4-Vjecar-4.pdf

Kryetarit të ri i uroj punë të mbarë dhe vazhdim të projekteve që kemi nisur e që duhet të përfundojnë.

Të gjithë juve që më besuat, e më keni përkrahur gjatë gjithë mandatit, përkundër shumë e shumë vështirësive, ju falënderoj përzemërsisht.

Unë, Mytaher Haskuka, këtë rrugëtim kam filluar me zemër, e do të vazhdoj që të kontribuoj me zemër për zhvillimin e qytetit tim, duke e ndjekur nga afër çdo zhvillim e çdo projekt që është e do të jetë në të mirë të qytetarëve të Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë sot dozën e…