Rama merr dozën e tretë të vaksinës: Mos u besoni delirantëve

02 dhjetor 2021 | 12:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë sot dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Pas marrjes së vaksinës, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të mos iu besojnë deliarantëve në internet.

“Unë bëra sot vaksinën e tretë me zgjedhje të rastësishme, sepse nuk e kuptoj dot se si në shekullin 21 nuk i besohet shkencës, por disa delirantëve në internet. Nga Amerika në Australi, dhe u është hap goja atyre që s’kanë lidhje me humanizmin dhe shëndetin publik. Kjo është skandaloze dhe e turpshme, dhe ne vend t’i besosh shkencës dhe fakteve, se vaksina të mbron nga vdekja, çfarë mund të thuhet tjetër sot. Ju them sot edhe atyre që kanë biznese nesër mund tu mbyllet biznesi nga mos vaksinimi. Mund të vijë dhe vendimi që kush do të hyjë në Shqipëri duhet të jetë i vaksinuar”, ka deklaruar Rama.

Vendimi për dozën e tretë jo vetëm për të moshuarit ,por për të gjithë u mor ditën e sotme.

Doza e tretë e vaksinës anti-Covid do të jetë e mundur në Shqipëri për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç, me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Veshaj është kthyer në një ndër personazhet e showbizit…