Haskuka inspekton punimet për ndërtimin stallave për bagëti

11 shtator 17:47

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me nënkryetarin Eshref Memaj dhe drejtorinë e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, kanë inspektuar punimet që po realizohen për ngritjen e nëntë stallave për lopë qumështore dhe tetë stallave të tjera për bagëti të imëta.

Në këtë projekt Komuna e Prizrenit ka participuar me 75 për qind të shumës, kurse përfituesit i ka takuar pjesa prej 25 përqindësh të mjeteve për ndërtimin e stallës.

“Shuma totale e ngritjes së stallave për bagëti të imëta ka kushtuar 173 352 euro, ndërsa ajo për lopë qumështore gjithsej 122 421 euro. Kapaciteti i stallave arrin deri në 10 krerë lopë dhe 250 krerë bagëti të imëta”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rifat Berisha nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës 27…