Haskuka: Nuk kam qenë i kënaqur me emrat e propozuar për drejtorë

10 janar 2018 | 19:40

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar arsyet pse është vonuar në formimin e Qeverisë së re.

Arsyja kryesore, sipas tij, ka qenë mosplotësimi i kritereve të të propozuarve për drejtorë nga partitë politike.

“Nuk kam qenë i kënaqur me emrat e propozuar për drejtorë, prandaj jemi vonuar pak në forimin e Qeverisë”, ka thënë Haskuka për “RTV Besa”.

Ai deklaroi se nga partitë politike ka kërkuar emra profesional. Haskuka ka thënë se partitë politike nga koalicioni nuk kanë propozuar asnjë emër të gjinisë femërore.

“Kam kërkuar emra të gjinisë femërores ,sepse edhe në fushatë kam premtuar se kjo gjini do ta ketë përfaqësimin në komunë, mirëpo fatkeqësisht partitë e koalicionit nuk kanë sjellë asnjë emër’, ka thënë Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe gruaja e tij Karen Pence,…