Havolli: Nga viti i ardhshëm ka gjasa që deklarimi i pasurisë të bëhet ‘online’

08 prill 2019 | 21:08

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka thënë se tashmë ka përfunduar deklarimi i pasurisë nga ana e zyrtarëve dhe së shpejti do të publikohen konkluzionet se cili nga këta zyrtarë kanë deklaruar pasurinë, kush ka deklaruar me vonesë pasurinë e kush nuk ka deklaruar fare.

“Nëse shkon gjithçka mirë nga fundi i qershorit do të bëhet publikimi i të dhënave nga AKK-ja sa i përket deklarimit të pasurisë… Nga viti i ardhshëm deklarimi i pasurisë ka gjasa që të bëhet në mënyrë online”, ka thënë Havolli në emisionin “Përballje” të “TV Dukagjinit”

Havolli ka thënë se zyrtarët publikë që nuk mund të argumentojnë mos deklarimin e pasurisë në mënyrë automatike do të kallëzohen penalisht.

“Ka situata kur zyrtarët e lartë mundohen të kamuflojnë pasurinë. Po ashtu ka situata kur gjatë deklarimit të pasurisë dyshohet se ata bëjnë deklarime të rrejshme të pasurisë. Ka situata kur zyrtarët nuk kanë deklaruar banesat apo shtëpitë. Të gjitha këto raste ne i kemi kallëzuar penalisht dhe tashmë janë çështje e prokurorisë rastet e tyre”, ka thënë Havolli.

Më tutje, Havolli ka thënë se ka pasur edhe deklarime të tilla të pasurisë kur zyrtari ka dështuar t’i deklarojë transaksionet e ndryshme bankare.

“Kur mendojmë se nevojitet një procedim më i shpejt, rastet i dërgojmë edhe në Policinë e Kosovës ku dyshohen për pastrim parash”, është shprehur Havolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp pa dyshim është një nga trajnerët më të…