Haxhi Avdyli: Ah ku je katandisë LDK-ja ime

11 korrik 2020 | 00:18

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend u ndërpre kur deputeti Xhavit Ukaj, iu vërsul Vjosa Osmanit, e cila si kryetare, po e drejtonte seancën. Një veprim i tillë, është i papranueshëm për Avdylin.

“Kur argumenti i shprehjes mungon, e dija për debat është e mangët, atehërë qyqarllëku muskulor tregohet me gra. Dhe atë jo vetëm ndaj një grua por kryetare e Kuvendit. Ah ku je katandisë LDK-ja ime. Përjashtimi i këtij kolegu që njihet për këso sjellje me persona të dobët është pak, ose po bëjmë Kuvendin Teksasin e shekullit 19”, ka shkruar Avdyli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nëpërmjet një postimi…