Haxhi Shala: Nuk ushtroj fitnes me të Vetëvendosjes se janë fëmijë

19 korrik 2022 | 12:48

Tash e sa vjet, fitnesi është përditshmëria e tij.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala e ka shumë të lehtë ta mbajë rutinën e ushtrimeve në mëngjes, pasi siç ka thënë ushtrimet e pasdites dhe mbrëmjes kanë më shumë gjasa të jenë në konflikt me përgjegjësitë e tjera që ka gjatë ditës.

Karakteristika kryesore e fitnesit është vetë kujdesi i përhershëm, nëpërmjet ushtrimeve të vazhdueshme dhe ushqimit të shëndetshëm.

Madje, Shala ka thënë se këmbëngulja është thelbësore për të fituar një gjendje të mirë shëndetësore dhe praktikimi i fitnesit është më i miri.

Të ushtruarit fitnes, Shalës ia dhe largon stresin.

Duke ushtruar, Shala thotë se me të gjithë do të ushtronte përveç se me deputetët e Vetëvendosjes.

“Ata janë fëmijë”, ka thënë Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i bordit të Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu,…