Kryetari i Bordit të ZRrE-së: Ne e kemi kryer punën tonë në lidhje me ‘Elektroserverin’

19 korrik 2022 | 12:44

Kryetari i bordit të Rregullatorit për Energji (ZRrE), Ymer Fejzullahu, ka deklaruar se kanë informuar në detaje deputetët e AAK-së, Besnik Tahiri si dhe Bekë Berisha lidhur me zhvillimet e fundit në kuadër të energjisë në Kosovë.

“Ata ishin të interesuar të informohen në detaje lidhur me furnizimin me energji elektrike. Ne informuam në detaje për secilin shqetësim që patën rreth furnizimit me energjie elektrike dhe të tjerat që ata patën”, ka thënë ai.

Fejzullahu është pyetur edhe lidhur me mundësinë e shqyrtimit të ndryshimeve në kuadër të tarifave të energjisë elektrike.

“Ne kemi thënë se ato varen prej çmimeve të importit, meqenëse ato çmime varen nga bursa ndërkombëtare. Kurdo që përmbushen kërkesat ligjore, ende s’janë plotësuar për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tyre. Ne kemi përmbyllur një shqyrtim të jashtëzakonshëm në shkurt të këtij viti dhe kemi një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe po mundohemi njëjtë të jetë edhe vitin e ardhshëm. Me mundësinë që kemi  me gjeneratorët vendorë, por edhe me mundësitë që kemi edhe rreth çmimeve dhe sasisë së importit në bazë të tregjeve regjionale”.

“Legjislacioni e thotë ashtu. Kurdo që e hedh duhet reflektuar kostot. Ne kemi hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm vitin e kaluar dhe e kemi përmbyllur në shkurt të këtij viti. Aktualisht deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat dhe kriteret ligjore për një shqyrtim tjetër të jashtëzakonshëm. Kjo është përgjigja që mund të japim deri në këtë moment. Përjashtime besoj se mund të bëhen pasi ato nuk varen nga ne, pra nga ZRrE-ja, por nga çmimet e energjisë elektrike në regjion. Por edhe të energjisë e gazit”, ka thënë ai.

Po ashtu, Fejzullahu është pyetur edhe lidhur me zbatimin e marrëveshjes së fundit për energjinë, nga ku është vendosur që komunat me shumicë serbe të paguajnë energjinë elektrike.

“Besoj se ZRrE-ja e ka kryer punën e saj. Pika e parë ka qenë dhënia e licencës për ‘Elektroserver’, kurse pikat tjera i takojnë institucioneve të tjera, si KEDS-KOST e të tjerat, bashkë me ‘Elektroserverin’. Ne mund të japim një informatë që besoj e dini që pika e dytë ende s’është respektuar në bazë të afatit, edhe pikat tjera janë të përfshira në të. Pika e dytë s’është zbatuar. Nëse shikohet në bazë të marrëveshjes thuhet se pas 100-ditëshit e qartëson se cilat janë veprimet e ZRrE-së, në përmbushje të pikave të tjera”,ka thënë Fejzullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur fjalën e tij…