Hapja e negociatave: Ramës nuk i besohet, Borrelli thotë se shtetet i duhen BE-së

19 korrik 2022 | 12:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian (BE) në Bruksel.

“Nuk më besohet qe kjo po ndodh”, ka thënë Rama, duke iu referuar hapjes zyrtare të negociatave.

“Nuk më besohet se kjo po ndodh megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar në mendje. Në Shqipëri nuk jemi dakord për gjithçka por ka një besim që i mbijeton të gjitha marrëveshja. Nuk ka rrugë tjetër përveç BE. Është fati ynë. Në zgjodhëm ti japim gjithçka Evropës sepse besojmë”, ka thënë Rama.

Në anën tjetër përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell,  ka shprehur mbështetjen  e BE-së për Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel.

Ai është shprehur se sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë për vendin tonë.

“Sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë. Shqipëria do të bëhet anëtare e BE dhe me këtë BE-ja po merr një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të vet. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke sjellë përfitime dhe për shoqërinë shqiptare. Ne e dimë që kjo vjen me një çmim të kartë dhe ky çmim i lartë është që jeni pjesë e disa vendeve të padëshirueshme, pro duke qenë pjesë e komunitetit më të dëshirueshëm që është BE. Ju keni harmonizimin 100 për qind me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE-ja”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i  Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…