Krasniqi uron Shqipërinë dhe Maqedonisë: Tani është radha e heqjes se vizave për Kosovën

19 korrik 2022 | 12:34

Kryetari i  Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Ai ka thënë se ky është një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e vetëmohim, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për anëtarësim në BE.

“Urime e përgëzime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  Një proces më se i merituar për të dy vendet, të cilat, me punë, angazhim e reforma, kanë dëshmuar se janë gati dhe e meritojnë shansin historik për t’u bërë pjesë e BE-së”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më tutje, ai ka thënë se është lajm i mirë që Bashkimi Evropian, pas shumë vonesave, herë të kuptueshme e herë jo, më në fund ka vendosur që në Ballkanin Perëndimor të rikthej shpresën dhe optimizmin.

“Uroj që besimi i rivendosur në mes të BE-së dhe rajonit tonë sot, të avancoj edhe me liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës – si një e drejtë themelore dhe e merituar tash e sa vjet”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shfaqur 842…