Abdixhiku për vrasjen e Arlindës: Përgjegjësi nga zinxhiri komandues deri te niveli politik

29 tetor 2026 | 11:13

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar përgjegjësi institucionale, morale dhe politike pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke vlerësuar se rasti nxjerr në pah dështimet e institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku ka deklaruar se përgjegjësia duhet të përfshijë të gjitha nivelet, nga zinxhiri komandues deri te ai politik. Ai ka theksuar se reagimet publike pas tragjedive nuk janë të mjaftueshme dhe se nevojiten veprime konkrete për të adresuar dhunën ndaj grave në Kosovë.

“Mendoj që vrasja e Arlindës dhe secila ditë që kalon tutje na shpërfaq dështimin institucional të Kosovës dhe pa dyshim që përgjegjësi do të duhet nga zinxhiri komandues deri te ai politik. Jo vetëm në rastin e Arlindës, por për të gjithë dhunën sistematike që ushtrohet ndaj gruas në Kosovë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka shtuar se në raste të tilla kërkohet përgjegjësi kolektive, e sinqertë dhe e drejtë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë morale dhe politike.

“Përgjegjësi morale edhe politike në këtë rast”, ka theksuar kreu i LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Mesfushori Dion Kaçuri nuk pritet të jetë pjesë e grumbullimit…