Haxhiu: Ata që po kërkojnë që vetëm Kosova të japë diçka, po i hyjnë në hak Kosovës

03 shkurt 2023 | 15:48

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit 2000, ku “Rojet e Urës” në Mitrovicë kishin vrarë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra dhe pleq.

Haxhiu ka shkruar se Serbia ka kryer shumë krime, teksa Kosovës nuk ia dhanë lirinë dhuratë, por atë e ka arritur me gjak dhe sakrificë.

“Kur të gjithë besonin se çlirimi i Kosovës ishte kryer në qershorin e vitit 1999, në prani edhe të forcave e misionit ndërkombëtar, tetë muaj më pas, në veri të Mitrovicës popullsia shqiptare po përjetonte një tmerr tjetër.  Ishte kjo nata e tmerrit e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku 10 shqiptarë u ekzekutuan, 1564 familje u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe 11 364 persona të tmerruar, dhunshëm u detyruan të largohen për të gjetur strehim për sigurinë e jetës së tyre.  Serbia ka shkaktuar shumë krime e dëme në Kosovë. Populli i Kosovës e ka përjetuar në lëkurën e tij këtë gjë. Ata që kërkojnë gjithnjë e më shumë kompromise ku vetëm Kosova duhet të dhënë diçka janë duke i hyrë në hak Kosovës. Liria dhe shteti i Kosovës nuk janë dhuratë, ato janë arritur me gjak e sakrificë.  Lavdi e drejtësi për martirët e natës së tmerrit të 3 dhe 4 shkurtit”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre liqene ngjitur me njëra tjetrën, por secila me ngjyrë…