Haxhiu: Besoj se deputetët do të votojnë pro kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

21 prill 2022 | 23:36

“Neglizhencë dhe papërgjegjësi e Qeverisë në raport me kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Në ditën e fundit, natën vonë Qeveria i thotë JO kërkesës së qytetarëve për Trustin”, kështu ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka propozuar një amendament për tërheqjen e mjeteve pensionale nga Trusti.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës për përgjigje negative nuk ka pasur nevojë ta vonojë projektligjin për Trustin 30 ditë.

“Kjo është neglizhencën dhe papërgjegjësi e Qeverisë në raport me krizën ekonomike që ka kapluar qytetarët. Për më tepër është zvarritje e qëllimshme për kalkulime të dobëta politike. Kur dihet se projekligji për Trustin do të ketë impakt pozitiv në Buxhetin e Kosovës dhe në jetën e qytetarëve, pse Qeveria nuk e ka mbështet është e pakuptimtë?!”.

“Unë nga data 09.03.2022 kur kam protokolluar Projektligjin për Trustin, çdo ditë kam biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit, ku besoj shumë në votim PRO Projektligjit për Trustin në Kuvend. Nga nesër Projektligji për Trustin është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe besoj se deputetët do të votojnë me integritet Pro kërkesës e qytetarëve për t’ju mundësuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti. Kërkesa është e qytetarëve, deputetët janë të popullit!”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar…