Haxhiu dhe Hoti nderojnë heroin Besim Ndrecaj
03 maj 2026
| 14:28
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministri në dorëheqje për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kanë bërë homazhe te busti i heroit Besim Ndrecaj.
Kështu ka bërë me dije Hoti përmes një postimi në “Facebook”.
“‘Unë e bëra timen, liria fitohet vetëm me gjak dhe me grykë të pushkës’. Lavdi jetës dhe veprës së heroit Besim Ndrecaj!”, ka shkruar Hoti.



