
Haxhiu: Dihet që vetëm LV-ja mund ta bëjë qeverinë dhe jo opozita, o e bëjmë o zgjedhje të reja
08 prill 2025
| 14:07
Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe zyrtarja e lartë e LV-së, Albulena Haxhiu, ka folur të hënën në konferencë për medie edhe për dy skenarët e krijimit të qeverisë së re që janë përmendur nga Glauk Konjufca.
Haxhiu ka thënë se LV-së po pret që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe sipas saj, kur flitet për skenarë, dihet që vetëm partia e drejtuar nga Albin Kurti mund ta bëjë qeverinë dhe partitë opozitare jo.
Haxhiu ka shtuar se kjo nënkupton që ose LV-së e bën qeverinë, ose shkohet në zgjedhje të reja.
“Po presim që të konstituohet Kuvendi. Ju e dini që qeverinë mund ta bëjë VV dhe në anën tjetër s’mundet opozita. Duke qenë kështu, o e bëjmë qeverinë, o shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haxhiu.