Haxhiu: Do t’i qëndrojmë besnik marrëveshjes nga takimi konsultativ

19 prill 2025 | 13:43

Ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka gëzuar fakti që deputetët e Kuvendit të Kosovës në mënyrë unanime e kanë mbështetur Komisioni për Verifikimin e Mandateve të hartojë një raport të ri.

Derisa komisioni ka miratuar raportin, ajo ka deklaruar se do t`i qëndrojnë besnik marrëveshjes së dakorduar në takimin konsultativ.

“Në mënyrë unanime u votua Komisioni për verifikimin e mandateve. Kanë mbetur edhe dy votime. Unanimisht brenda komisionit dhe unanimisht në sallë për raportin. Kësisoj i qëndrojmë besnik marrëveshjes së dakorduar në takimin konsultativ”, ka shkruar Haxhiu në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Radio Evropa e Lirë mëson se dorëheqjet e kabinetit qeveritar…