Haxhiu e tronditur nga tragjedia në Vjenë: Humbja e tre kosovarëve dhimbje për të gjithë

18 mars 2026 | 11:59

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se lajmi për vdekjen tragjike të Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt në një kantier ndërtimi në Vjenë e ka tronditur thellë.

Ajo ka thënë se humbja e jetëve të bashkëkombësve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve.

“Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka tronditur thellësisht…