Haxhiu: Më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale

30 nëntor 11:30

Anëtarja e Kryesisë në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është shprehur entuziaste me rezultatin e mbrëmshëm të partisë së saj në Podujevë.

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se partitë politike të cilat e injorojnë vullnetin e popullit do ta pësojnë më keq në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale.

“Sa më shumë që injorojnë mesazhin dhe vullnetin e popullit, aq më keq do ta pësojnë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale! Ndryshe, mbrëmë për herë të parë pas dy dekadash qeverisje, Lidhja Demokratike e Kosovës pësoi humbje në zgjedhjet për kryetar të komunës. Shpejtim Bulliqi i LV-së e mundi bindshëm Nexhmi Ruadrin e LDK-së, duke bërë që pas shumë vitesh të ndryshojë qeverisja në Llap”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin N. Ademi -Një kritikë për gjendjen e arsimit universitar…