Haxhiu në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave

05 qershor 2026 | 14:39

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Tivat ku po përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani-Perëndimor, ka thënë se Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe se “ne po punojmë fort për qytetarët tanë dhe për të ardhmen tonë evropiane”.

“Siç e dini, ne jemi plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian. Nga ky samit presim diskutime frytdhënëse nga të gjithë përfaqësuesit dhe rezultate pozitive. Prandaj, Kosova e meriton pyetësorin, statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka thënë se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një proces teknik, “ai ka të bëjë me prosperitetin, paqen, demokracinë dhe dinjitetin për Evropën dhe për qytetarët tanë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hanife Salihu Shqipëria po kalon një periudhë ku zhurma po…