
Haxhiu: Nesër fillon kapitulli i ri për qytetarët dhe Kosovën
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka theksuar se me qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti do të fillojë një kapitull i ri për qytetarët dhe Kosovën.
Ajo ka thënë se nga nesër fillon kapitulli i ri për Kosovën dhe qytetarët e saj
Nesër, Kosova dhe qytetarët e saj, do ta kenë Qeverinë e re e cila do të drejtohet nga Albin Kurti dhe që do të jetë në shërbim të plotë të vendit e qytetarëve dhe reformave në qeverisje, ekonomi, drejtësi, arsim e shëndetësi. Prej nesër, fillon kapitulli i ri për qytetarët dhe vendin dhe për këtë më duhet sërish t’i falënderoj qytetarët për mbështetjen e madhe më 6 tetor dhe durimin e mirëkuptimin e treguar pas 6 tetorit! Pavarësisht sfidave që kemi para vetes, vullneti e synimet e mira e të ndershme, do t’i jetësojnë zotimet tona”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/