Haxhiu: Nuk e kemi pranuar ofertën e LDK-së, është tallje me Kuvendin

28 janar 2020 | 20:59

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në deklaratën për media ka fajësuar LDK-në për mosarritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Pas takimit, ajo ka thënë se marrëveshja nuk ka ndodhur për shkak të insistimit të LDK-së për ta marrë postin e kryeparlamentarit.

“Do të doja thosha se marrëveshja është finalizuar, por nuk mund ta them një gjë të tillë për faktin se siç e dini LDK-ja po insiston në propozimin e saj të datës 8 janar”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se para datës 26 dhjetor për LDK-në ka qenë shumë i rëndësishëm posti i presidentit, kurse tash pas kësaj date u bë i rëndësishëm posti i kryeparlamentarit.

“Nuk e kemi pranuar ofertën e LDK-së për shkak se është përmbysje e vullnetit të Kuvendit dhe është tallje me Kuvendin”, ka deklaruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me liderin e…