Haxhiu nuk përgjigjet nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

17 maj 2020 | 09:25

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK1, e pyetur nëse do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të kontestuar të presidentit, ka thënë se nuk mund të përgjigjet me po ose jo nëse do ta respektojnë. “Pyetje shumë e vështirë. Megjithatë, unë po them se nuk mund të përgjigjem me po ose jo, sepse gjithmonë parapalqej të flasim për përmbajtje”, ka thënë ministrja Haxhiu.

E sfiduar nëse po vihet në pikëpyetje respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo sërish ka thënë se nuk mund të përgjigjet me po ose jo.

“Jo, por është shumë formale ta kërkosh një përgjigje me po ose jo. Unë po shpjegoj disa herë, kudo, të gjitha argumentet tona juridike. Tash nuk i ndihmon Gjykatës Kushtetuese për një situatë të njëjtë të vendosë ndryshe dhe për një situatë të njëjtë të vendosë ndryshe”, ka shprehur mendimin Haxhiu.

Ministrja Haxhiu është sfiduar rreth argumenteve juridike dhe politike dhe se cilat do të jenë veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do t’u japë të drejtë në argumentet e tyre.

Për të gjitha këto, ndiqeni ballafaqimin e ministres Haxhiu me gazetarin Betim Musliu.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa klubet e natës janë mbyllur në Gjermani që nga…