Haxhiu: Opozita e vërtetë në Kosovë është Vetëvendosje

11 qershor 2020 | 08:30

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë për herë të parë dyjat së bashku në opozitë.

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se PDK-ja duhet të reformohet për të arritur që të ketë bashkëpunim me ta.

“PDK-ja duhet të reformohet për të pasur një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje në kuvendin e Kosovës. Tash mund të vijë që për ndonjë projektligj apo për ndonjë çështje, edhe do të votohet njësoj, por ajo nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim të përbashkët apo ndonjë koordinim me PDK-në, por që mund të jetë qëndrim i njëjtë për një çështje të caktuar”.

Por a bëri gabime Vetëvendosje në mënyrën e menaxhimit të pushtetit?

“Nuk ka subjekt politik që nuk mund të gabojë, edhe Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë gabuar, por në rrethanat aktuale, duhet të ketë të qartë çfarë ka ndodhur. Hashim Thaçit i është dashur një kryeministër, i cili e shtyu përpara projektin e rrezikshëm për shkëmbimin territorial. Nuk besoj se Vetëvendosje ka bërë ndonjë gabim në situatën aktuale, përkundrazi kemi qeverisur shumë mirë, edhe përkundër pandemisë politike, edhe pandemisë së koronavirusit”, ka thënë Haxhiu për Abc News.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00.…