Haxhiu paralajmëron zgjedhje pas pesë muajsh

28 maj 2023 | 11:25

Bekim Haxhiu nga Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar  se brenda pesë muajve vendi do të shkojë në zgjedhje.

Kjo sipas tij do të ndodhë “për shkak të dështimit të kësaj Qeverie për të siguruar shumicën në Kuvend dhe dështimeve të tjera”.

Haxhiu tha për Ekonomia Online se ka mosmarrëveshje të thella brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai poashtu ka paralajmëruar se në bazë të zhvillimeve që janë duke ndodhur në Kuvend, pritet që të ketë edhe largime të tjera nga VV-ja.

“Nuk do të shkojë më shumë se pesë muaj në bazë zhvillimeve të cilat janë brenda Kuvendit që vendi do të shkojë në zgjedhje. Do të shkoj në zgjedhje për shkak të dështimit të kësaj Qeverie për të siguruar shumicën në Kuvend por edhe për të fajësuar të tjerët për dështimet e tyre”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një kongresmen amerikan s’u pajtua me deklaratën e Sekretarit…