Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë: Janë shfaqur barrikada, s’ka garancë se marrëveshja do të ndodhë

14 dhjetor 2019 | 13:46

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Albulena Haxhiu nga kjo parti shpreson që me LDK-në të arrijnë marrëveshje, por tha  se nuk mund të garantojnë për shkak të barrikadave që po e pengojnë koalicionin.

Haxhiu ka treguar  se kjo mbledhje e kryesisë ishte një mbledhje e gjatë e Vetëvendosjes, ishte njëra nga mbledhjet e rregullta të partisë, në të cilën Albin Kurti i njoftoi anëtarët për ecurinë e takimeve me LDK-në.

“Diskutuam shumë çështje organizative pasi jemi në fund të viti 2019. Ju e dini se sot e kemi takimin në ora 16:00 me LDK-në në Kuvendin e Kosovës. Ne po bëjmë përpjekje për të arritur një koalicion. Nuk mund të themi se kjo do të ndodh, për faktin se në anën tjetër kemi barrikadime. Unë mendoj se për aq kohë sa kemi barrikadime nuk mund të kemi koalicion”, ka thënë Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron është fotografuar shumë pranë presidentes së…