Haxhiu, PDK-së: Glauk Konjufca ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit

24 janar 2020 | 14:59

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj akuzave të PDK-së në adresë të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, të cilin partia e Kadri Veselit e ka quajtur ideolog të organizatës “Syri i Popullit”.

Haxhiu, ka thënë se më herët shpifnin se Konjufca ka qenë pjesë e ShIK-ut, ndërsa tani e ndërlidhin me “Syrin e Popullit”.

Ajo ka thënë se PDK-ja duhet të mësohet me zgjedhjen e Konjufcës në krye të Kuvendit të Kosovës. Sipas saj Konjufca ia ka kthyer dinjitetit pozitës se kryetarit të Kuvendit.

“Sa përpjekjet e dështuara me qëllim të njollosjes së figurës së Glauk Konjufcës! Dikur shpifnin se ka qenë në ‘ShIK’ e tash shpifin se ka lidhje me organizatën ‘Syri i Popullit’. Për ta ndalur këtë abuzim, Gjykata duhet sa më parë të trajtoj padinë për shpifje për rastin e parë ndërsa prokuroria sa më parë të trajtoj kallëzimin penal kundrejt Thaçit e Veselit për deklaratat e rreme nën betim të penalizuar në Kodin Penal. Zgjedhja e Glaukut në pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ia ka kthyer dinjitetin Kuvendit. PDK-ja duhet të mësohet me këtë ndryshim pozitiv”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Agon Maliq ka vlerësuar se Kosova do të…