Haxhiu për anëtarin e KQZ-së: Është dashur të përmbyllet me Vjosa Osmanin
08 prill 2026
| 15:43
Ushtruesja e detyrë së presidentes së Kosovës dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu në një konferencë për medie, ka kritikuar ish-presidenten Vjosa Osmani, që nuk e ka kryer detyrën e saj për ta emëruar edhe një anëtar të KQZ-së.
Haxhiu nuk ka treguar se si do të veprojë saktësisht në këtë situatë.
“Jam duke i trajtuar çështjet me prioritet. Mendoj se një proces kushtetues që ka filluar më herët është dashur të përmbyllet me Vjosa Osmanin. Nuk është në rregull që ka mbetur e papërfunduar. Unë jam njoftuar me çështjet prioritare që duhet t’i trajtojmë. Sapo të kemi një analizë, do të veprojmë me kohë”, ka thënë Osmani.



