Osmani viziton odën e atdhetarit Mehmet Bojkaj në Isniq të Deçanit
08 prill 2026
| 14:22
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se para disa ditësh ka vizituar odën e atdhetarit Mehmet Bojkaj.
Me këtë rast ajo ka thënë se kontributi i të ndjerit Mehmet Bojkaj si në kohë lufte, ashtu edhe në kohe paqeje nuk do të harrohet kurrë.
“Para disa ditësh ishim në Isniq, në Odën e atdhetarit të rrallë, të ndjerit Mehmet Bojkaj. Bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë të tij kishim diskutime të hapura në një ambient të mikpritjes së jashtëzakonshme. Kontributi i Mehmet Bojkaj si në kohë lufte, ashtu edhe në kohe paqeje nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.



