Haxhiu për organizatën e Shkëlzen Gashit: Ndër vite kemi bashkëpunuar, është serioze
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, në një intervistë në RTK, ka folur në lidhje me skandalin me ekspozitën për masakrat. Ajo e arsyetoi dhënien e mjeteve nga Kuvendi, sepse sipas saj, organizata është serioze.
“Natyrisht se kush do të thoshte jo, dhe duke pasur parasyshë që kemi të bëjmë se kemi pasur kërkesë nga një organizatë që për vite ka bashkëpunuar me institucione të Republikës së Kosovës. Ka bërë një bashkëpunim disa vjeçar me institucionet, qoftë me Kuvendin e Kosovës, me Ministrinë, Presidencën apo institucione të tjera. Është angazhuar në vazhdimësi në kujtesën kolektive, pra është një organizatë serioze” – ka thënë Haxhiu.
Ndryshe, organizata pretendonte se burimet i kishte tek organizata e Natasha Kandiq, por e njejta për organizatën dhe udhëheqësin e saj, tha se nuk është kredibil. Ajo tha se i njejti nuk është serioz dhe nuk kupton këto tema.



