Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani Perëndimor

04 qershor 2026 | 16:02

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në Samitin BE, Ballkani Perëndimor, i cili mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Samiti mbledh udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për perspektivën evropiane të rajonit, Planin e Rritjes, si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit.

Në këtë samit, u.d. Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për integrim evropian, trajtim të drejtë dhe të barabartë në procesin e zgjerimit, si dhe bashkëpunim rajonal në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e PDK-së për deputete me numrin 21, Eliza Hoxha,…